Tech

Aquamarine Green konsiderohet telefoni më i bukur

Aquamarine Green i OnePlus po konsiderohet si smartfoni më “i bukur” për shkak të ngjyrës së veçantë.

Kur ka mbetur më pak se një javë nga prezantimi i tij, kompania tregoi sesi do të duket telefoni i ri inteligjent i saj që vjen në një ngjyrë të gjelbër. Edhe pse zakonisht One Plus ka preferuar nuancat “mat”, këtë radhë zgjodhi një shtresë të sipërme me një shkëlqim të lehtë.

Risitë megjithatë, nuk përfundojnë tek ngjyra e telefonit, sepse OnePlus 8T 5G ka dhe një format të ri kamere në formë drejtkëndëshe. kamera kryesore duket se do të jetë 48 megapiksel, e rezolucion të lartë do të ketë dhe kamera e selfie.

Karakteristikat e tjera përfshijnë një blic LED dhe një sistem fokusi automatik me lazer për shkrepje më të mprehtë. Java e ardhshme pritet te jete mjaft e ngarkuar për botën e teknologjisë.

Një ditë përpara lëshimit të telefonit të ri të One Plus, Apple me gjase do te prezantojë linjën e vet të fundit të iPhone-ve, që mund të përfshijnë iPhone 12, iPhone 12 Mini, iPhone 12 Pro, dhe iPhone 12 Pro Max.