Tech

Në Shqipëri me “Mos më telefono” evitohen shqetësimet e klientëve nga reklamat

Në Shqipëri me “Mos më telefono” evitohen shqetësimet e klientëve nga reklamat

Telefonatat e marketimit të produkteve apo të shitjes së tyre, që në disa raste kthehen në shqetësim për klientët, do të vendosen nën kontroll.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka publikuar për këshillim publik një draft të Rregullores Për “Mbrojtjen e konsumatorëve dhe përdoruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike” ku në një prej anekseve sanksionohet edhe mënyra sesi do funksionojë regjistri “Mos më telefono”.