Tech

Google e Facebook nën presion për të ndaluar reklamat e fëmijëve

Google e Facebook nën presion për të ndaluar reklamat e fëmijëve

Kompanitë teknologjike janë nxitur që të ndalojnë reklamat për personat nën tetëmbëdhjetë vjeç. Kjo është bërë nëpërmjet një letre që e kanë nënshkruar deputetët e Parlamentit të Britanisë së Madhe dhe nga avokatët e të drejtave të fëmijëve, raporton televizioni britanik BBC.

Në letër është thënë se fëmijët nuk duhet të ndiejnë presionin reklamues në uebfaqet e platformave sociale. Aty kërkohet gjithashtu që të mendohet për pasojat me të cilat mund të përballen të miturit nga ekspozimi i reklamave.