Tech

Në shënjestër mijëra kompjutera në gjithë botën, SHBA zbulon rrjetin e spiunëve

Në shënjestër mijëra kompjutera në gjithë botën, SHBA zbulon rrjetin e spiunëve

Prokurorët amerikanë njoftuan për akuza penale të mërkurën kundër pesë kinezëve dhe dy biznesmenëve malajzianëve të dyshuar si hakera, në lidhje me ndërhyrjet kibernetike vitet e fundit ndaj mbi 100 kompanive dhe entiteteve të tjera në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

Aktiviteti i dyshuar i tyre nga fillimi i vitit 2014 deri në gusht 2020 vinte në shënjestër mijëra kompjutera në gjithë botën, përfshirë rrjetet kompjuterike të disa kompanive në industrinë me vlerë 1 miliard dollarë të lojërave elektronike, që shkaktoi miliona dollarë humbje, thanë zyrtarët e rendit.