Tech

Rrezikohet dominimi teknologjik i Perëndimit

Rrezikohet dominimi teknologjik i Perëndimit

Përse Perëndimi dominoi për një kohë kaq të gjatë? Varet se çfarë kuptojmë me dominim dhe ‘Perëndim’, por për pjesën më të madhe të së kaluarës ai që ne zakonisht e quajmë Perëndim ishte një cep i largët dhe i përbuzur i Euroazisë, ndërsa ekonomitë më të pasura, politikat më të fuqishme dhe popullsia më e madhe, më e dendur ishin përqendruar në Azinë Jug-perëndimore, Jugore dhe Lindore.

Përfshirja e Amerikave ndryshoi ekuilibrin global të pasurisë, fuqisë dhe potencialit demografik, por efektet u desh shumë kohë të vërehen. Rilindja ishte, mbase, lëvizja e parë globale – ajo arriti në pjesë të Amerikave, Afrikës dhe Azisë – por ndikimi i saj ishte i butë dhe kryesisht i kufizuar tek elitat. Krishterimi është feja më e adaptueshme nga ana kulturore në botë, por kam dyshime, nëse duhet ta klasifikojmë si perëndimor këtë besim-mister oriental, që filloi si një herezi hebraike. Në shekullin e 17-të, respekti kinez për astronominë dhe kronometrinë jezuite ishte një shenjë që shkenca dhe teknologjia perëndimore ishin në ngjitje, por Kina ndikoi në perëndim në shekujt 17 dhe 18, të paktën aq sa e anasjelltë.