Tech

FCC: 1.8 miliard dollar kostoja e largimit të pajisjeve të Huaweit dhe ZTE-së nga SHBA-ja

Komisioni Federal i Komunikimit – FCC ka thënë se mund të kushtojë rreth 1.8 miliardë dollarë për të larguar dhe zëvendësuar pajisjet Huaweit dhe ZTE-së që janë në rrjetin e telekomunikacionit në SHBA, shkruan Cnet.

Në qershor, FCC zyrtarisht i kishte klasifikuar këta dy gjigantë kinezë të teknologjisë si kërcënues të sigurisë kombëtare, transmeton KOHA.

Presidenti Donald Trump në mars gjithashtu kishte nënshkruar një legjislacion që u ndalonte transportuesve që të përdorin fondet qeveritarë për të blerë pajisje të rrjetit nga Huawei dhe ZTE.

SHBA-ja, Britania dhe Australia e kanë ndaluar Huawein që të sjellë teknologjinë 5G për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë. Një gjë të tillë pritet ta bëjë edhe India.

Gjithashtu në marrëveshjen e nënshkruar dje në Washington edhe Kosova e Serbia janë pajtuar që të mos e përdorin rrjetin 5G.