Tech

Huawei Mate X2 do të vijë me ekran që paloset nga brenda

Huawei Mate X2 do të vijë me ekran që paloset nga brenda

Pas lansimit të Galaxy Z Fold2 5G të Samsungut, prodhuesi kinez i teknologjisë, Huawei, është gati të lansojë pajisjen e saj të palosshme e të avancuar në muajt e ardhshëm.

Dhe një burim i brendshëm thotë se madhësia e ekranit të pajisjes së re do të jetë e ngjashme me atë të paraardhësit, Mate X, 8.03-inç në mënyrë diagonale kur është i shpalosur, shkruan gsmarena, transmeton KOHA.