Tech

Shitet video-loja më e shtrenjtë në histori

Shtëpia e ankandeve, “Heritage Auctions” e ka bërë të ditur shitjen e video-lojës më të shtrenjtë, e cila është vënë në ankand në paketimin origjinal të sajin.

Kopja e mbyllur e Super Mario Bros e vitit 1985 është shitur në SHBA për një shumë rekorde prej 114.000 dollarësh.

Titullin e lojës më të shtrenjtë ia ka marrë versionit japonez të videolojës Mega Man të vitit 1987, që ishte shitur për 75.000 dollarë. Kompania japoneze, Nintendo e kishte prezantuar lojën e famshme të Marios më 1985.