Tech

Ajeti, shqiptarja e re që po shquhet me zhvillimin e lojërave për celularë

Ajeti, shqiptarja e re që po shquhet me zhvillimin e lojërave për celularë

Albiona Ajeti 20-vjeçare ka zhvilluar dhe lansuar lojëra për celularë për Apple për më pak se një muaj, ndërsa po gëzon sukses në këtë lëmi.

Ajeti ishte vendosur në Kanada në vitin 2012, ndërsa ka mësuar gjuhën angleze për një vit, një gjuhë që flet tash lehtësisht.

“Ishte definitivisht një vit sfidues”, ka thënë Ajeti nga Ontario transmeton “The Guardian”. “Për fat të mirë, kisha një sistem të madh që më ndihmoi në shkollë. Ishte një periudhë adaptimi dhe një shok kulturor”.