Tech

Microsofti planifikon mbylljen e dyqaneve

Descriptive Text

Kompania e Microsoftit ka njoftuar të premten se ka në plan të mbyllë një pjesë të madhe të dyqaneve.

Një zyrtare i ka thënë Reutersit se ky vendim i Microsoftit erdhi pasi kështu do t’i kursejë kompanisë 450 milionë dollarë shpenzime në taksa.

Lajmi për mbylljen e dyqaneve erdhi të njëjtën javë kur Microsofti ndau planet për të mbyllur shërbimin gaming Mixer.

Kompania thotë se do të përqendrojë të gjitha forcat në Microsoft.com ku konsumatorët e kompanisë mund të blejnë direkt produkte si dhe të marrin mbështetje e trajnime.

Disa dyqane në Londër, New York, Sidney dhe Remond do të mbeten të hapura. Microsofti nuk përmendi largime nga puna sepse ekipet e dyqaneve do të vijojnë të asistojnë konsumatorët në distancë, të shesin, të trajnojnë dhe japin mbështetje teknike.