Tech

Telefon-termometër, shpikja e re kineze

Telefon-termometër, shpikja e re kineze

Kompania e smartfonëve në Kinë, Honor, ka zbuluar shpikjen e saj të re, nisur nga situata e pandemisë. Nëpërmjet smartfonit të ri të quajtur Honor Play 4 Pro, përdoruesit mund të masin fare thjesht temperaturën, duke e vendosur telefonin në ballë ose në kyçin e dorës.

Honor, e cila është vartëse e gjigantit kinez Huawei, planifikon ta nxjerrë në shitje këtë telefon në tregun e Kinës, por nuk ka njoftuar nëse ka në plan që të hedhë edhe në tregun ndërkombëtar.