Tech

Seria X e Xboxit do t’i bëjë lojërat e vjetra të duken edhe më mirë

Microsofti është duke vazhduar zbulimin e detajeve të Serisë X të Xboxit, dhe ka thënë se, pos që kjo pajisje ka përputhshmëri të punojë me programe të vjetra, XSX do të bëjë që lojërat e vjetra të duken edhe më mirë se si kanë qenë në origjinal, shkruan TheNextËeb.

Jason Ronald, drejtor i Menaxhmentit të Programit për konsolën e re, zbuloi se Microsofti po bëhet gati për lansimin e XSX, së bashku me lojërat më të vjetra. Tashmë e dinim që konsola do të jetë kompatibile me lojërat nga secila gjeneratë e mëhershme e Xboxit, por Ronald ka shtuar se, me anë të disa proceseve që tingëllojnë mjaftë të komplikuara, kompania do t’i bëjë lojërat të duken më mirë në XSX se sa që janë dukur në konsolat e tyre origjinale, transmeton KOHA.

Ai nuk përmendi se sa lojëra do të përfshihen, por vetëm se do të aplikohet në lojërat e 360 dhe OG Xbox, që është mjaft mbresëlënëse, duke marrë parasysh se sa të vjetra janë tashmë këto lojëra.

Ai gjithashtu shtoi se “ekipi ka zhvilluar inovacione të reja të cilat mund t’i aplikohen shumë lojërave, që të përmirësohen edhe më shumë se kur janë krijuar në fillim,” që përfshin rritjen e rezolucionit deri në 4K dhe shkallën e kuadrave në 120 kuadra për sekond (fps).