Tech

Trumpi nënshkruan urdhrin ekzekutiv për kompanitë e mediave sociale

Trumpi nënshkruan urdhrin ekzekutiv për kompanitë e mediave sociale

Duke përshkallëzuar luftën e tij me kompanitë e mediave sociale presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të enjten që sfidon mbrojtjen ndaj detyrimeve ligjore që këto kompani kanë për materialet e postuara nga përdoruesit e tyre.

Megjithatë, masa duket se ka të bëjë më shumë me politikën sesa substancën, pasi presidenti kërkon të mbledhë pas vetes mbështetësit e tij pasi ai sulmoi Twitter-in për aplikimin e konceptit të kontrollit të fakteve në dy nga postimet e tij.