Tech

Kina nuk pyet për privatësi, instalon kamera në shtëpitë e qytetarëve

Kina nuk pyet për privatësi, instalon kamera në shtëpitë e qytetarëve

Mëngjesin pasi Ian Lahiffe u kthye në Pekin, gjeti njerëz që po montonin një kamera në murin jashtë derës së apartamentit të tij. Lentja e saj drejtohej nga ai, thotë CNN, transmeton Shqip. Pas një udhëtimi në Kinën jugore, irlandezi 34-vjeçar dhe familja e tij po fillonin karantinën e tyre dy-javore në shtëpi, një masë e detyrueshme e zbatuar nga qeveria kineze për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Lahife thotë se kur hapi derën pa që kamera po instalohej, pa asnjë paralajmërim.