Tech

Tregu i telefonave pëson rënie enorme

Foto: Reuters

Për shkak të koronavirusit, shkurti ishte muaji më i keq në histori të industrisë së telefonëve pasi dërgesat në nivel global kanë pësuar rënie për 38 për qind.

“Strategy Analytics” thotë se kjo është rënia më e madhe në histori të tregut të telefonave, transmeton KOHA.

Në muajin e kaluar dërgesat e telefonave të mençur ra në 61.8 milionë njësi, nga 99.2 milionë sa ishte në muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Përhapja e koronavirusit ka bërë që fabrikat në Kinë të mbyllen, që është tregu më i madh i telefonëve.

“Shkurti i 2020 është rënia më e madhe në historinë e tregut të telefonave të mençur”, thotë Neil Mawston, drejtor ekzekutiv në Strategy Analytics. “Furnizimi dhe kërkesat për telefonat pësoi rënie masive në Kinë dhe Azi, e u ngadalësua në pjesën tjetër të botës. Është një periudhë të cilën industria e telefonave do të donte ta harronte”.