Tech

Apple mbyll të gjitha dyqanet në botë shkaku i koronavirusit, përveç Kinës

Descriptive Text

Gjiganti i teknologjisë, Apple ka konfirmuar se do të mbyllë të gjitha dyqanet e saj me pakicë në botë, përveç Kinës, deri më 27 mars për të minimizuar rrezikun e transmetimit të koronavirusit, raporton Reuters.

“Po i mbyllim të gjitha dyqanet me pakicë jashtë Kinës deri më 27 mars”, thuhet në letrën e drejtorit ekzekutiv të Apple, Tim Cook, transmeton Koha.net.

Ai shton se punëtorët do të punojnë nga distanca nëse është e mundshme.

“Në të gjitha zyrat tona, ne po bëjmë aranzhime fleksibile të punës në gjithë botën. Kjo do të thotë se anëtarët e ekipit duhet të punojnë nga distanca nëse e lejon puna e tyre”, thotë Cook.