Romë, 5 mars – Facebook propozoi hapësira publicitare falas për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në kuadër të një prej lëvizjeve që parashikojnë të kundërshtojnë publikimin e lajmeve të rreme në rrjetin social.
“Ne do t’i ofrojmë falas OBSH-së të gjitha publicitetet që i nevojiten për t’iu përgjigjur koronavirusit. Po kështu, edhe të gjitha llojet e tjera të mbështetjes”, theksoi Zuckerberg.
”Ata që kërkojnë fjalën koronavirus në Facebook”, theksoi ai, ”do të kenë një pop-up që do t’i drejtojë drejt OBSH-së apo autoritetit sanitar lokal për informacionet e fundit”.
Paralelisht, Zuckerberg shpalli luftë kundër mashtrimeve dhe lajmeve të rreme.
“Ne do të fshijmë informacionet e rreme dhe teoritë e komplotit që janë konsideruar si të tilla nga organizatat shëndetësore globale”, nënvizoi ai/ANSA.
-
Facebooku do lansojë qendrën për t’u informuar rreth vaksinimit ndaj COVID-19
-
Facebook do t’i fshijë të gjitha dezinformatat në lidhje me vaksinën antiCOVID
-
Facebooku do t'i fshijë lajmet e rreme për vaksinën kundër COVID-19
-
Facebooku do të ndalojë reklamat që dekurajojnë njerëzit nga vaksinimi
-
Zuckerberg mbron veprimet e marra ndaj keqinformimeve për virusin