Tech

Facebook mbyll zyrën në Seattle për shkak të koronavirusit

Facebook ka mbyllur një zyrë në Seattle, për shkak se një punëtorë i një kompanie ndërtimore është diagnostikuar me koronavirus.

“Një punëtor i kompanisë kontraktuese për zyrën tonë në Seattle është diagnostikuar me COVID-19”, ka thënë një zyrtar i Facebookut për reuters.

Seattle në Washington, është vendi me më së shumti të prekur nga ky virus në SHBA.

Numri i rasteve të prekura në këtë qytet është rritur në 39 ndërsa i të vdekurve në 10, transmeton Koha.net.

Amazon.com, Facebook dhe Microsoft, kanë rekomanduar punëtorët e tyre në Seattle që të punojnë nga shtëpitë e tyre, deri në fund të këtij muaji, pasi një punëtorë i Amazonit gjithashtu u diagnostikua me koronavirus.