Mund të jetë vendi që pakkujt i shkon ndërmend kur bie fjala për robotët.
Por, në ndërtesat plot shkëlqim të rilindjes në Vatikan, mijëra kilometra larg prej Luginës së Silikonit, shkencëtarët, studiuesit e etikës dhe teologët, kanë diskutuar gjerë e gjatë për të ardhmen e robotikës.
Idetë janë sjellë rreth zemrës së asaj se çfarë nënkupton të jesh qenie njerëzore dhe se si zhvillimet aktuale mund ta përcaktojnë të ardhmen e brezave të tërë në këtë planet.
Punëtoria “Robotika: Qeniet njerëzore, makinat dhe shëndeti”, është organizuar nga Akademia Papnore për Jetën.
Ndryshime epokale
Akademia ishte krijuar para 25 vjetësh prej Papa Gjonit të Dytë, si kundërvënie ndaj ndryshimeve të shpejta në biomjekësi.
Akademia studion çështjet që lidhen me avancimet në teknologjinë, që prekin ndryshimet njerëzore. Këto teknika ishin kundërshtuar dhe ishin konsideruar të pavenda derisa po përdoreshin prej shkencëtarit kinez He Jiankui, për ndryshimin e gjeneve të dy vajzave binjake, me qëllim që ato të mos prekeshin nga HIV-i.
Në takim e hapjes, Papa Françesku ka paraqitur një letër para Bashkësisë Njerëzore, ku ka shtruar linjat e paradoksit “të përparimit” dhe ka kërkuar vëmendje kundër zhvillimit të teknologjive pa menduar edhe kostot e mundshme në mesin e shoqërisë njerëzore... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)