Tech

Çereku i të gjitha postimeve në Twitter për ndryshimet klimatike u bë nga programet manipuluese

Descriptive Text

Një studim nga hulumtuesit në Brown University ka konkluduar se çereku i postimeve për ndryshimet klimatike në Twitter janë shkruar nga “bots”.

“Bots” janë programe kompjuterike që mund të shtiren sikur përdorues të rregullt për të postuar apo dërguar mesazhe në rrjete sociale.

Hulumtuesit kanë zbuluar se postimet nga këto programe kanë krijuar përshtypjen se ekziston një nivel i lartë i mohimit të ndryshimit klimatik.

“The Guardian” raporton se hulumtuesit kanë analizuar 6.5 milionë postime në Twitter që nga periudha kur presidenti amerikan Donald Trump njoftoi në qershor të 2017-s se SHBA-ja po largohej nga marrëveshja e Parisit për klimën, transmeton Koha.net.

“Këto gjetje sugjerojnë një ndikim substancial të programeve mekanike në zgjerimin e zërave mohues për ndryshimet klimatike”, kanë thënë autorët.

Brown University nuk ka arritur të identifikojë se kush qëndron prapa këtyre programeve.

Sipas autorëve, këto programe tregojnë se ka një përkrahje të madhe prapa një ideje apo lëvizjeje.

Gjatë ditëve kur Trumpi njoftoi se SHBA-ja po largohej nga marrëveshja e Parisit, ka pasur rritje të madhe të postimeve për ndryshimet klimatike. Nga qindra për një ditë, shifra u rrit në më shumë se 25 mijë postime në ditë. Por kur llogaritë origjinale nisën të postonin në atë periudhë, përqindja e postimeve nga programet u reduktua në vetëm 13 për qind.