Apple e imagjinon Macun nga një panel xhami të lakuar

Apple e imagjinon Macun nga një panel xhami të lakuar

29 January 2020 13:16

Apple njihet për faktin se i pëlqen të eksplorojë dizajne të pazakonta të Macut, ku i fundit është veçanërisht interesant. Kompania ka paraqitur kërkesë për patentim për dizajn të desktop Mac, trupi i të cilit është krijuar nga një panel i xhamit të lakuar.

Pajisja në pjesën e pasme ka hapësirë për komponente për procesim. Slloti në pjesën e poshtme të qendrës së pajisjes do ta mundësojë kyçjen e tastierës, ndërsa Apple gjithashtu e parashikon mundësinë e ndryshimit të lakueshmërisë për ta rregulluar këndin e ekranit, shkruan KOHA Ditore. Një pjesë në përshkrimin e patentës sugjeron që ky dizajn mund të përdoret gjithashtu për dock të laptopit në vend se si një kompjuter komplet.

Natyrisht, nuk pritet që së shpejti ta shohim një Mac me xham të lakuar, nëse një pajisje e tillë do të shfaqet ndonjëherë. Kompania do t’i ketë disa sfida teknike përpara vetes, si përpjekja për ta siguruar mundësinë e përshtatjes së ekranit. Në këtë situatë, pajisjet aktuale Mac e ofrojnë një dizajn më "të sigurt".

Sido që të jetë, kjo kërkesë për patentë na jep një pasqyrë në procesin e dizajnimit të Apple dhe sugjeron që kompania është e gatshme t’i ndryshojë në mënyrë dramatike pajisjet desktop Mac nëse dhe kur kjo ka kuptim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme