“Rrjedh” fotoja zyrtare e Samsung Galaxy S20 dhe kufjeve Galaxy Buds+

“Rrjedh” fotoja zyrtare e Samsung Galaxy S20 dhe kufjeve Galaxy Buds+

28 January 2020 20:12

Nëse "rrjedhja" e informacioneve vazhdon me këtë ritëm, deri në ngjarjen e Samsungut Unpacked të planifikuar për 11 shkurt nuk do të mbetet asgjë e panjohur.

Tipsteri i famshëm Evan Blass i ka publikuar fotot e supozuara zyrtare të familjes së smartphoneit Galaxy S20, duke përfshirë edhe foton promovuese në të cilën ofrohen kufje falas Galaxy Buds+ për ata që e porosisin modelin S20+ dhe S20 Ultra. Shumë spekulime janë konfirmuar, përfshirë edhe kamerën në modelin S20 Ultra me "zoom të gjithësisë" 100X.

Përveç kamerës përfshirë edhe atë prej 108 MP në modelin Ultra, familja Galaxy S20 do të jetë një përmirësim evolutiv me një procesor më të shpejtë Snapdragon 865 në disa vende, deri në 16 GB RAM dhe ekrane me frekuenca të rifreskimit prej 120Hz, shkruan KOHA Ditore.

Kufjet pa tel Galaxy Buds+ do të kenë bateri shumë më të mirë dhe cilësi më të mirë të zërit. Pajisjet nga familja Galaxy S20 nuk do të kenë port prej 3.5 mm për kufje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme