Xiaomi Mi 10 do të ketë kamerë 108MP

Xiaomi Mi 10 do të ketë kamerë 108MP

22 January 2020 16:46

Xiaomi Mi 10 pritet të jetë një nga telefonët e parë me çipset Snapdragon 865. Informatori nga Kina, i cili është zakonisht i besueshëm, ka zbuluar se telefoni i ardhshëm premium do të ketë kamerë 108 MP (njëjtë si Mi Note 10), raporton GSMArena.

Ky do të jetë telefoni i parë i cili do ta implementojë edhe sensorin më të ri për kamerë Samsung, ashtu si edhe çipsetin më të ri premium Qualcomm, i cili do t'i japë Xiaomit një avantazh të hershëm në tregun shumë konkurrues mobil.

Xiaomi Mi 10 do të duhej t’i ketë katër kamera në anën e pasme dhe një dizajn të ngjashëm me modelin Mi 9 - një sistem vertikal në këndin e sipërm të majtë, pa sensor për gjurmë të gishtërinjve ose diçka tjetër në anën e pasme, shkruan KOHA Ditore. Në pjesën e përparme me siguri do të gjendet ekrani OLED, me dizajn punch-hole për kamerë selfi në këndin e sipërm të majtë.

Thashethemet e tjera sugjerojnë për mbushje ultra të shpejtë deri në 66W për variantin Pro të telefonit (që do të thotë se do të mbushet plotësisht për rreth 35 minuta), ndërsa sugjerohet që bateria për Mi 10 Pro do të ketë kapacitet prej 4800mAh.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme