Philips 243B9 është monitor me panel IPS dhe port USB-C

Philips 243B9 është monitor me panel IPS dhe port USB-C

20 January 2020 19:32

Philips ka prezantuar një monitor më të thjeshtë, por jo më pak interesant. Philips 243B9 është një monitor IPS 24 inçësh, 1080p, i cili fokusohet në komoditetin e përdorimit dhe funksionet të cilat nuk janë të dëmshme për mjedisin, raporton KitGuru.

Një nga karakteristikat kryesore të monitorit është porti USB-C me mbushje, i cili mund të përdoret për t’i mbushur laptopët dhe pajisjet e tjera me USB. Gjithashtu, ofrohet hyrja për HDMI për përdorimin e pajisjeve që nuk kanë USB. Monitori, gjithashtu, e ka një SmartErgoBase, i cili e ofron rregullimin e lartësisë deri në 150 milimetra, funksione të rotacionit dhe pjerrësisë. Paneli IPS ofron kënde të shikueshmërisë prej 178 shkallësh.

Në modalitetin Eco, monitori i harxhon 12.8 vat, ndërsa sensorët do të zbulojnë se kur monitori është në përdorim dhe do t’i kryejë konfigurimet e ndriçimit, shkruan KOHA Ditore. Vetë monitori u krijua pa përdorimin e materialeve PVC/BFR për shtëpizë dhe e përdor 85% të plastikës së ricikluar.

Rezolucioni maksimal i monitorit Philips 243B9 është 1920 x 1080p @ 75Hz, ndriçimi është 250 cd/m², kontrasti është 1000:1, dhe reagueshmëria është 4ms (Grey to Grey). Gjithashtu, ofrohen mbështetjet për Flicker-free, LowBlue Mode, EasyRead dhe Adaptive sync.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme