Lenovo paralajmëron dy monitorë të rinj për gaming

Lenovo paralajmëron dy monitorë të rinj për gaming

20 January 2020 13:31

Kompania “Lenovo” i ka paralajmëruar dy monitorë të rinj për gaming, të cilët së shpejti do të dalin në treg. Lenovo G32qc është më i madhi nga të dy modelet, me një diagonale prej 31.5 inçëve, teknologji NearEdgeless dhe rezolucion QHD (2560 x 1440).

Paneli VA e ka një lakueshmëri prej 1500R, rifreskim prej 144Hz dhe mbështetje për FreeSync, ndërsa reagueshmëria është 4ms. Ndriçimi maksimal i monitorit është 350 cd/m² dhe ka mbulueshmëri të ngjyrave NTSC prej 72%. Lenovo G32qc gjithashtu ka certifikime TÜV Rheinland Low Blue Light dhe flicker-free, shkruan KOHA Ditore. Nga portet të pranishme janë 1x DisplayPort 1.2 dhe 1x HDMI 2.0.

Image

Lenovo G27c e ka një diagonale prej 27 inçësh, panel 1080p VA me teknologji NearEdgeless dhe lakueshmëri prej 1500R. Shkalla e rifreskimit është 165Hz, reagueshmëria mbetet 4ms, dhe ka mbështetje FreeSync. Monitori i ruan karakteristikat e "kushëririt" të tij më të madh, me mbulueshmëri të ngjyrave NTSC prej 72%, ndriçim 350 cd/m², si dhe mbështetje TÜV Rheinland Low Blue Light dhe flicker-free. Të pranishme janë edhe portet 1x DP 1.2 dhe 1x HDMI 2.0.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme