Tech

BE-ja do ta shqyrtojë ndalimin e teknologjisë për identifikimin e fytyrës në vende publike

BE-ja do ta shqyrtojë ndalimin e teknologjisë për identifikimin e fytyrës në vende publike
 

Disa ekspertë të teknologjisë janë shprehur të shqetësuar rreth përdorimit të bazave të të dhënave për identifikimin e fytyrës nga ana e qeverive dhe kompanive private. Kompanitë Google, Microsoft, Amazon dhe Facebook që po punojnë në zhvillimin e programeve për identifikimin e fytyrës thonë se siguria e të dhënave është maksimale.

Por, BE-ja do ta shqyrtojë ndalimin e identifikimit të fytyrës në vendet publike deri në 5 vjet, derisa të jenë vendosur rregulla të reja që mbajnë nën kontroll rreziqet dhe privatësinë, shkruan vloranews, transmeton Koha.net.