Tech

Telefonat e palosshëm po vijnë me çmim më të lirë

Telefonat e palosshëm si Motorola Razr kushton 1,500 dollarë (rreth 1,350 euro), Samsung Galaxy Fold 2,000 dollarë (rreth 1800 euro), si dhe Huawei Mate X 2,400 dollarë (rreth 2,150 euro), që nënkupton se këta telefona janë gjithçka përveç lirë sa i përket çmimit.

Telefonat e palosshëm janë një kategori e telefonave në zhvillim ekrani i të cilëve mund të lakohet në gjysmë, shkruan cnet.

Kostoja e lartë e hulumtimit dhe zhvillimit dhe teknikave të reja të prodhimit i bëjnë dizajnët e telefonave të palosshëm së paku dyfish më të kushtueshme se smartfonët tjerë, transmeton Koha.net. “Privilegji” i të pasurit një pajisje që mund të lakohet mund, po ashtu, të ndikojë në çmim.

Por çmimet e larta të këtyre telefonave të palosshëm nënkupton se vetëm disa njerëz do të jenë në gjendje që ta blejnë një të tillë. Po ashtu, zbritja e çmimeve të këtyre telefonave do të kishte shumë ndikim te përdoruesit.

Në panairin e teknologjisë CES 2020, kompania TCL ka prezantuar një prototip të një telefoni të palosshëm i cili është dizajnuar që të kushtojë më lirë se Motorola Razr. Ai ka ekran 7.2-inç, tri kamera në pjesën e pasme, si dhe ofron mbështetje për rrjetin 5G.

Gjithashtu, është mësuar se telefoni i ardhshëm i palosshëm i Samsungut, për të cilin spekulohet se do të kushtojë 850 dollarë (rreth 760 euro), mund të quhet Galaxy Bloom.