Tech

Rrjedhin fotografi të telefonit të ri të palosshëm të Samsungut

Galaxy Fold mban titullin e “telefonit të parë të palosshëm”. Muajin e shkuar, Motorola prezantoi një telefoni të palosshëm vertikalisht, RAZR, dhe tani Samsungu ka paralajmëruar diçka të ngjashme.

Fotografi të kësaj pajisje kanë nisur të qarkullojnë online dhe kjo ka nxitur raportimet se ky është telefoni i ardhshëm “Galaxy Fold”.

Akoma s’janë dhënë detaje të telefonit të ri, por ky telefon, sipas “Bloombergut”, mund të lansohet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, krahas Samsung Galaxy S11.

“Korea Herald” raportoi më herët gjatë muajit se Galaxy Foldi i ri do të kushtojë më lirë se telefoni i kaluar që kishte një çmim prej rreth 1980 dollarësh për tregun e Amerikës.

Image