Teknologjia tani gjithnjë e më shumë po u ndihmon fëmijëve me detyrat e shtëpisë

Teknologjia tani gjithnjë e më shumë po u ndihmon fëmijëve me detyrat e shtëpisë

15 December 2019 15:17

Lenovo ka kryer një hulumtimi interesant, i cili tregon se prindërit nuk kanë nevojë më t’i ndihmojnë fëmijët e tyre me detyrat e shtëpisë. Arsye për këtë është teknologjia.

Më konkretisht, bëhet fjalë për pajisjet e mençura, të cilat i bëjnë fëmijët shumë më të pavarur dhe më të shkathët kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve në detyrat e shtëpisë.

Hulumtimi u krye në mbi 15.000 persona në mbarë botën. Në mesin e tyre, 75% pohojnë se nuk kanë nevojë më t’i ndihmojnë fëmijët rreth detyrave të shtëpisë, sepse ata mund të gjenden vetë në internet.

Kjo ndodh më së shpeshti në Indi ku 89% e të anketuarve e pohojnë këtë, dhe në Kinë me 85%. Më së paku përgjigje të tilla u raportuan në Gjermani - vetëm 54%. Prindërit gjithashtu kërkojnë online zgjidhje për probleme të caktuara, për çfarë pretendojnë 83% prej tyre, shkruan Koha Ditore. Teknologjinë e mirëpresin 84% edhe për arsyen që ajo u mundëson të lidhen me fëmijët në çdo moment. Gjithashtu, 95% e tyre e konsiderojnë përparimin teknologjik si diçka pozitiv dhe të nevojshëm, dhe u drejtohen risive.

Megjithatë, 72% e prindërve kanë frikë se varësia kaq e madhe nga teknologjia mund t'i bëjë fëmijët të varur. Më konkretisht, ata përpiqen ta gjejnë çdo zgjidhje të problemit në mënyrë më të lehtë në vend që të përpiqen ta zgjidhin vetë. Prandaj disa prindër shqetësohen që fëmijët e tyre nuk do të jenë në gjendje të mendojnë në mënyrë të pavarur kur të rriten.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme