Konfigurimi më i shtrenjtë Mac Pro kushton 52.599 dollarë

Konfigurimi më i shtrenjtë Mac Pro kushton 52.599 dollarë

12 December 2019 18:15

Apple ka nisur me shitjen e konfigurimeve të veta Mac Pro, çmimi i të cilave fillon nga 5.999 dollarë. Kjo sigurisht që është shumë para për shfrytëzuesit mesatarë, ndërsa do t'ju përshtatet atyre fitimet e të cilëve varen nga fakti se sa i shpejtë është kompjuteri i tyre, raporton Engadget.

Mac Pro është një kompjuter me potencial të madh për personalizim dhe azhurnim, ndërsa Apple u ofron klientëve potencialë mundësi deri në nivele të çmendura - konfigurimi më i shtrenjtë Mac Pro kushton 52.599 dollarë.

Për këto para do ta keni një procesor Intel Xeon W me 28 bërthama @2.5GHz (7000 dollarë), 4TB hapësirë ruajtjeje (1400 dollarë), dy kartela grafike Radeon Pro Vega II Duo (edhe 10.800 dollarë). Sidoqoftë, befasia ndoshta më e madhe është se është e mundur të shtohet 1.5 TB RAM, shkruan KOHA Ditore. Që i bie dymbëdhjetë çipa 128 GB të memories DDR4 EEC, ndërsa të gjitha këto kushtojnë 25.000 dollarë. Ofrohet edhe akceleratori i Apple "Afterburner" PCIe për 2000 dollarë dhe rrotat për shtëpizën për 400 dollarë.

Apple thekson se ky konfigurim nuk do të fillojë të livrohet deri në fund të janarit. Sigurisht, gjithashtu nuk duhet ta harroni monitorin Pro Display XDR dhe mbajtësen e tij prej 1000 dollarësh.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme