Tech

Patenta e Xiaomit për kamerën e përparme të padukshme eliminon nevojën për prerje dhe vrima

Derisa Apple po e mban prerjen e vet të gjerë ndërsa Samsungu po luan me vrimat punch-hole, Xiaomi ndoshta do të përpiqet ta krijojë një ekran pa asnjë pjesë të hapur apo vrimë. Kompania tashmë e kishte paralajmëruar këtë synim disa muaj më parë, ndërsa tani patentën e re po e zbulon ashtu që të mund të funksionojë, raporton SlashGear.

Kamera e padukshme nën ekran është një nga qëllimet e ardhshme të industrisë së telefonave të mençur. Bazuar tek patenta, Xiaomi po planifikon një ekran me shumë shtresa. Një shtresë ka pikselë, të cilët normalisht funksionojnë si tek ekrani normal, shkruan KOHA Ditore. Shtresa poshtë saj nuk e lëshon dritën në kamerë. Kur duhet të përdoret kamera, kjo shtresë e dytë do ta lëshonte dritën, ndërsa pikselët e mësipërm do të shuheshin.

Image

Sigurisht, patenta nuk përmban shembuj që janë të gatshëm për pajisjet e konsumit. Nëse Xiaomi do të mund ta implementojë këtë model ose një model të ngjashëm, kjo do ta vendoste kompaninë dukshëm përpara konkurrencës, të paktën për një periudhë të shkurtër.