Aplikacionet mobile të ridizajnuara të Microsoft Office e lexojnë tekstin me zë

Aplikacionet mobile të ridizajnuara të Microsoft Office e lexojnë tekstin me zë

09 December 2019 20:21

Microsofti i ka prezantuar versionet e ridizajnuara të aplikacioneve të veta mobile Outlook, OneDrive, Word, Excel dhe PowerPoint. Ato janë dizajnuar me Microsoft Fluent Design, ndërsa ndryshimet, sipas kompanisë, do të duhej ta ngrinin produktivitetin mobil në një nivel më të lartë, raporton Engadget.

Aplikacionet tani e kanë një dizajn vizual më të qëndrueshëm, i cili i përfshin ikonat e reja të aplikacionit, splash screen, kartela, tipografi etj. Funksioni, si Play My emails, do t'ua mundësojë përdoruesve ta dëgjojnë përmbajtjen nga inboxi i tyre si podcaste, shkruan KOHA Ditore. Read Aloud do ta kryejë funksionin e ngjashëm për aplikacionet Word dhe Office. Gjithashtu mund ta përdorni telefonin për skanim të shpejtë të dokumenteve dhe për tabela për Office, OneDrive dhe aplikacione të tjera.

Microsofti thekson se së shpejti priten edhe versionet e ridizajnuara të aplikacioneve Teams, Yammer dhe Planner. Kompania e ndan pakon e re mobile UI me developerët e jashtëm, kështu që edhe aplikacionet e tjera mund t’i shfrytëzojnë elementet dizajnuese dhe të fokusohen në produktivitet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme