Nga viti i ardhshëm AMD do të garojë kundër Intelit edhe në një fushë - tregun e Mini PC

Nga viti i ardhshëm AMD do të garojë kundër Intelit edhe në një fushë - tregun e Mini PC

07 December 2019 21:28

AMD ka paralajmëruar se po starton me iniciativën "ekosistemi i hapur" për procesorët e vet Ryzen Embedded V1000 dhe R1000. Ky hap do t’ia mundësojë OEM-ëve që të përshtatin dhe krijojnë Mini PC me performancë të lartë për tregjet industriale, mediatike, të komunikimeve dhe të bizneseve, raporton TechSpot.

Disa kompani kanë filluar t’i paralajmërojnë sistemet e tyre, duke përfshirë ASRock Industrial, EEPD, OnLogic dhe Simply NUC, ndërsa disa modele të kompanive tashmë janë në fazën e paraporositjeve.

Image

ASRock ka 4X4 Box-R1000V, me procesor AMD Ryzen Embedded R-series me mbështetje për tri ekrane përmes një HDMI dhe dy DisplayPorte, shkruan KOHA Ditore. PC-ja mund t’i mbështesë deri në 32 GB të memories dykanalëshe DDR4 SO-DIMM 2400MHz. EEPD i ka paralajmëruar dy opsione - SBC Profive NUCV dhe SBC Profive NUCR me procesorë V1000 dhe R1000.

Simply NUC ofron modele Mini PC Sequoia v8 dhe Sequoia v6, të dizajnuara për të ekzekutuar kioska elektronike, regjistrime digjitale dhe zgjidhje të tjera të pavarura. Sequoia v8 përdor CPU Ryzen V1807B dhe grafikë Vega 11, ndërsa v6 e ka një GPU të integruar V1605B dhe Vega 8. Çmimi fillestar i këtyre modeleve është 849 dollarë dhe 689 dollarë.

Të gjitha modelet e përmendura Mini PC priten në treg në fillim të vitit 2020.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme