Tech

Xiaomi Mi Watch tani ofron përkrahje për iOS

Xiaomi Mi Watch është zyrtarizuar kohët e fundit, ndërsa tani do ta ketë azhurimin e parë të firmwareit me përmirësime të mëdha - një nga karakteristikat që veçohet është mbështetja për iOS. Firmware po lansohet së bashku me Xiaomi Wear App për iOS, raporton GSMArena.

Sipas kompanisë kineze, azhurimi OTA do të duhej të arrijë tek përdoruesit nga 3 dhjetori në Kinë, dhe ajo do të duhej ta optimizojë më tej procesin e çiftimit, shkruan KOHA Ditore.

Firmware do t’i rregullojë gjithashtu problemet me notifikime që kanë të bëjnë me Xiaomi Wear App, ndërsa informacionet për kohën dhe lokacionin do të azhurnohen automatikisht me updatein e ri.