Tech

Drajverët AMD Adrenalin për Fortnite DirectX 12

Vetëm disa ditë pas daljes së versionit të optimizuar të drajverëve Adrenalin për kartelat grafike AMD Radeon dhe lojën Star Wars Jedi: Fallen Order, ka mbërritur versioni më i ri Adrenalin 19.11.3 me mbështetje për versionin e përmirësuar Fortnite DirectX 12.

Përveç listës së zakonshme të përmirësimeve dhe problemeve të zgjidhura, ka mbërritur edhe pakoja e certifikuar e drajverëve 19.10.1 WHQL Windows, shkruan KOHA Ditore. Të dyja versionet mund t’i shkarkoni nga portali zyrtar i AMD-së.