Xiaomi ka sjellë linjë Mi TV 4S në Evropë, ndërsa në dispozicion do të jenë modelet Mi TV 4S 55" dhe Mi TV 4S 43", si dhe modeli i volitshëm Mi TV 4A 32", raporton GSMArena.
Modelet 55 dhe 43 inçëshe kanë ekrane 4K HDR dhe teknologji MEMC për fotografi fluide. Televizorët e përdorin çipsetin Mediatek 6886, i cili ka CPU katërbërthamësh, dhe vjen me 2 GB RAM dhe 8 GB hapësirë ruajtjeje.

Mi TV 4S e përdor sistemin operativ Android 9 Pie dhe mbështet Bluetooth Low Energy për lidhje me tastierë, mi ose kufje pa tel, shkruan KOHA Ditore. Në anën e pasme, TV i ka tre porte HDMI dhe tre porte USB (modeli 43 inçësh i ka vetëm dy porte USB), ndërsa për lidhje pa tel përgjegjës është Wi-Fi prej 2.4 GHz dhe 5 GHz.
Mi TV 4A 32" është një zgjidhje buxhetore, me ekran HD dhe rezolucion 1366 x 768p. Ka procesor katërbërthamësh me katër bërthama Cortex-A53 dhe 1 GB RAM, shkruan KOHA Ditore. Televizori i mbështet të gjitha llojet kryesore të fajlave për video dhe fotografi dhe e ka një numër të madh portesh. Bëhet fjalë për Android TV, kështu që të gjitha aplikacionet që ju nevojiten mund të gjenden në dyqanin e aplikacioneve.
Mi TV 4S 55" e ka një çmim prej 449 eurosh, Mi TV 4S 43" kushton 349 euro, ndërsa Mi TV 4A 32" kushton 179 euro. Paraporositja fillon nga 25 nëntori, ndërsa livrimi i televizorëve fillon nga 2 dhjetori.