Funksioni Transfer i Dropboxit në dispozicion për të gjithë

Funksioni Transfer i Dropboxit në dispozicion për të gjithë

08 November 2019 14:40

Këtë verë, Dropbox e prezantoi një funksion të ri, të quajtur Transfer, në formën e betës private. Qëllimi ishte zgjidhja e një problemi afatgjatë me ndarjen e fajllave përmes Dropboxit.

Për vite me radhë, përdoruesit kanë mundur të ndajnë fajlla, por ndryshimet nga dërguesi ose nga pranuesi janë sinkronizuar. Kjo ishte e përshtatshme në rastet e kolaborimit apo bashkëpunimit afarist, por ishte më pak ideale për ndarjen e fajllave me klientin. Transfer synon ta ndryshojë këtë, ndërsa tani është në dispozicion të të gjithë përdoruesve, raporton Engadget.

Transfer ua mundëson përdoruesve të Dropboxit të dërgojnë kopje të fajllave. Përdoruesi që e pranon përmbajtjen nuk do të ketë nevojë të ketë llogari të Dropboxit për të pranuar Transfer-e, ndërsa ndryshimet që kryhen nga pranuesi i përmbajtjes nuk do të ndikojnë në fajllin origjinal. Dropbox thekson se kjo është dizajnuar për situata kur nevojitet të shpërndahen koleksione të mëdha të fajllave finale për klientët dhe njerëzit e tjerë jashtë kompanisë.

Në varësi të asaj se cilën llogari e ka përdoruesi, do të varet edhe madhësia e fajllit që mund të dërgohet. Llogaria themelore ofron transferime prej 100MB, shkruan KOHA Ditore. Me llogarinë Plus ose Business Standard është e mundur të dërgoni fajla prej 2 GB njëkohësisht, ndërsa llogaritë Professional, Business Advanced, Enterprise dhe Education mund të dërgojnë deri në 100 GB për Transfer.

Transfer do të skadojë automatikisht pas shtatë ditësh. Megjithatë, nëse keni llogari Professional, Business Advanced, Enterprise ose Education, ajo mund të konfigurohet që trasferi të skadojë pas 30, 60 ose 90 ditësh. Funksioni i ri i Dropboxit Transfer është në dispozicion të përdoruesve që nga sot.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme