Tech

Dell sjell monitorin 27 inçësh 4K, me veglën e integruar për kalibrim

Kompania Dell e ka prezantuar monitorin e vet më të ri, të emërtuar UP2720Q. Ky model 27-inçësh është krijuar për përdoruesit që kanë nevojë për monitor për procesim të fotografive dhe videove me saktësi të përmirësuar të ngjyrave, raporton Ubergizmo.

Monitori Dell UP2720Q vjen në rezolucion 4K, dhe sipas kompanisë, do të jetë modeli i parë i kësaj madhësie dhe rezolucioni që vjen me colorimeter të integruar.

Për ata që nuk e dinë, colorimetri është një vegël që përdoret për ta bërë kalibrimin e monitorit. Kjo do të thotë që përdoruesit mund ta konfigurojnë shpejt dhe me lehtësi monitorin e tyre sa herë që dëshirojnë ose kanë nevojë për këtë, shkruan KOHA Ditore. Dell gjithashtu thekson se kjo do të ndihmojë me efikasitet sepse colorimetri ndihmon në mbajtjen e konstantës nga hyrja në dalje.

Karakteristikat e tjera të monitorit e përfshijnë implementimin e koneksionit Thunderbolt 3 për transferimin më të shpejtë të të dhënave, si dhe konektimin e laptopëve të cilët mund të mbushen në monitor.

Dell UP2720Q nuk është i lirë dhe do të shitet me një çmim prej 2000 dollarësh, ndërsa në treg pritet të dalë më 15 janar 2020.