Tech

Mësohet data e mundshme e lansimit të gjeneratës së 10-të të procesorit Intel Core i9 XE Cascade Lake-X

Mësohet data e mundshme e lansimit të gjeneratës së 10-të të procesorit Intel Core i9 XE Cascade Lake-X

Gjatë tetorit, Inteli e lansoi gjeneratën e vet të dhjetë të familjes së procesorëve Core i9 XE "Cascade Lake-X" HEDT. Në atë moment, u paralajmërua se çipat do të jenë në dispozicion në treg gjatë nëntorit të këtij viti, por nuk u përmend ndonjë datë specifike, raporton TechPowerUp.

Raporti nga Kina tani e jep një pasqyrë më të mirë për datën e mundshme të lansimit të procesorit, shkruan KOHA Ditore. Sipas raportimeve, disponueshmëria e tregut e këtyre çipave mund të fillojë nga 25 nëntori.