Tregu global i telefonave shënon rritje gjatë tremujorit të tretë

Tregu global i telefonave shënon rritje gjatë tremujorit të tretë

05 November 2019 09:09

Kompania analitike Canalys e ka publikuar raportin mbi gjendjen e përgjithshme në tregun e telefonave për tremujorin e tretë të vitit 2019, i cili përfundoi më 30 tetor.

Raporti zbulon se livrimi global i telefonave ka shënuar rritje prej 1% në nivel vjetor. Edhe pse kjo mund të mos duket shumë, është në fakt hera e parë që është realizuar rritje e livrimeve në dy vitet e fundit, pasi që tregu shënon rënie konstante që nga tremujori i katërt i vitit 2017, raporton Neowin.

Kontributin kryesor në këtë rritje të tregut të telefonave e ka dhënë kompania Huawei, e cila i ka liferuar 66.8 milionë pajisje gjatë kësaj periudhe, me një rritje prej 29 përqind në krahasim me vitin paraprak, shkruan KOHA Ditore. Samsungu gjithashtu e ka shënuar një rritje prej 11% në nivel vjetor, duke i liferuar 78.9 milionë telefona. Kompania e Koresë së Jugut e ka mbajtur pozicionin e parë për nga liferimet, përpara Huawei dhe Apple, të cilat e shënuan një rënie prej shtatë për qind.

Në mesin e pesë brendeve të para për nga livrimet, janë Xiaomi (me një rënie prej 3%) dhe Oppo, e cila e ka realizuar një rritje prej shtatë për qind në nivel vjetor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme