Tech

Mozilla paralajmëron mbështetjen për ekstensionet në Firefoxin e ri për Android

Mozilla paralajmëron mbështetjen për ekstensionet në Firefoxin e ri për Android
 

Mozilla kohët e fundit njoftoi se browseri i ri i kompanisë Firefox për Android do t’i mbështesë ekstensionet, gjë që do ta vendosë aplikacionin në hap me versionin desktop në këtë fushë, raporton Softpedia.

Firefoxi i ri për Android, i bazuar në GeckoView, aktualisht është në fazën Preview dhe Mozilla thekson se tashmë po merr reagime pozitive kur bëhet fjalë për performancën e aplikacionit.