HTC-ja e prezanton edhe një telefon blockchain– Exodus 1s

HTC-ja e prezanton edhe një telefon blockchain– Exodus 1s

22 October 2019 13:38

HTC-ja e ka prezantuar modelin e ri dhe më të volitshëm të telefonit të tij Exodus 1 - një pajisje kjo që vjen me portofol të integruar harduerik për Bitcoin dhe kriptovaluta të tjera.

HTC Exodus 1s i ri kushton 219 euro dhe ua mundëson përdoruesve të blejnë, shesë, pranojnë, dërgojnë, të huazojnë inkriptovaluta direkt përmes pajisjes, raporton DigitalTrends.

HTC Exodus 1s gjithashtu vjen me softuer i cili ia mundëson që ta përdorë sistemin e plotë Bitcoin, ndërsa ky funksion është i integruar në telefonin bazik buxhetor Android, shkruan KOHA Ditore. Pritet që telefoni të jetë joshës vetëm për përdoruesit që tregtojnë me kriptovaluta si dhe për koleksionistët për gaming, ndërsa gjithë këtë do ta marrin në një pajisje shumë më të përballueshme sesa Exodus 1 standard (i cili kishte kushtuar afër 1,000 dollarë kur ishte publikuar, por më pas çmimi ishte ulur në 699 dollarë).

Kur bëhet fjalë për specifikimet, HTC Exodus 1s e përdor softuerin Android 8.1 Oreo, me një seksion të veçantë të sigurt i cili i menaxhon kripto transaksionet. Telefoni ekzekutohet nga çipseti Qualcomm Snapdragon 435, së bashku me 4 GB RAM dhe 64 GB hapësirë për ruajtje me një sllot microSD. Telefoni ka ekran 5.7 inçësh, kamerë 13MP në pjesën e pasme si dhe pjesën e përparme, ndërsa të gjitha furnizohen nga bateria prej 3000mAh.

HTC Exodus 1s është në dispozicion përmes sajtit të HTC dhe shitet në Evropë, Tajvan, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme