Tech

Samsungu patenton ekranin me notch të ndryshëm

Kur notchi u shfaq për herë të parë, ai shkaktoi mendime të ndryshme tek përdoruesit. Shfrytëzuesit vunë në dukje se notchi e prishte simetrinë dhe e ndërprente konstanten e dizajnit.

Rreth një vit më parë, Samsungu e paraqiti kërkesën për patentë në KIPO (Korean Intellectual Property Office), detajet e patentës sapo janë publikuar, dhe kanë të bëjnë me një zgjidhje të ndryshme për notch, shkruan KOHA Ditore. Në dispozicion janë edhe renderët të krijuar nga LetsGoDigital.

Për ta maksimizuar madhësinë e ekranit, notchi mund të pozicionohet mbi ekranin me madhësi të plotë. Mbetet pyetja, si do të dukej një pajisje që do ta implementonte një ekran të tillë.

Edhe pse nuk është zgjidhja më elegante, disa brende kanë shprehur interesimin të krijojnë notch të tillë në ekran. Me siguri zgjidhjen praktike të kësaj patente nuk do ta shohim në pajisje në të ardhmen e afërt.