AMD-ja e ka prezantuar kartelën e vet grafike të re buxhetore - Radeon RX 5500. Kjo kartelë gjithashtu mund të përdoret si GPU desktopi, duke u ofruar gamerëve me buxhet të limituar performanca solide 1080p, por edhe si një GPU laptopi në kuptimin e modelit RX 5500M, i cili është pak më i dobët, por akoma ofron performancë të mirë, raporton Engadget.
Versionet desktop dhe mobile të kartelës grafike Radeon RX 5500 i ofrojnë 22 CU dhe 1048 stream procesorë, por në fushat e tjera ndryshojnë ndjeshëm. GPU-ja për desktop ka shpejtësi të taktit midis 1.7GHz dhe 1.8GHz, memorie 8 GB GDDR6 dhe deri në 5.2 TFLOP, shkruan KOHA Ditore. Nga ana tjetër, varianti për laptop e ka një takt në mes 1.4GHz dhe 1.64GHz, me 4 GB VRAM dhe 4 performancë prej 4.6 TFLOP.
Modelet Radeon RX 5500 janë krijuar për ta ofruar një përvojë solide të gamingut në 1080p. AMD thekson se mund të priten rreth 92 FPS në Gears 5 dhe 60 FPS në lojërat Ghost Recon Breakpoint, me DirectX 11 dhe konfigurime mesatare.

MSI Alpha 15 do të jetë laptopi i parë që e përdor kartelën grafike Radeon RX 5500M, ndërsa përveç kësaj do të ketë edhe procesor Ryzen 7 3750H dhe displej 1080p 144Hz. AMD theksoi se së shpejti edhe prodhuesit e tjerë të laptopëve do t’i prezantojnë modelet e tyre me kartelën RX 5500M.
Kompania nuk i ka publikuar çmimet për GPU-të e reja, por pritet që ato do të konkurrojnë me modelin GTX 1650, i cili shitet për rreth 150 dollarë. Kartelat grafike Radeon RX 5500 do të jenë në dispozicion gjatë tremujorit të katërt.