Tech

Opera tani ka kontroll më strikt të privatësisë

Opera nuk dëshiron të mbetet prapa në zbatimin e opsioneve të privatësisë në krahasim me browserët tjerë, ndërsa është interesante që me sigurinë e përmirësuar kompania premton edhe rritje të shpejtësisë së kërkimit.

Browseri i ri Opera 64 ka bllokues të "trackerëve", i cili ua pamundëson sajteve që ta ndjekin përdoruesin në internet dhe kështu të mbledhin të dhëna për reklamat e shënjestruara, shkruan KOHA Ditore. Për më tepër, Opera e re mundëson që faqet të lexohen 20 për qind më shpejt. Funksioni mund të fiket plotësisht ndërsa mund të konfigurohet ndaras për secilin sajt.

Bllokuesi varet nga lista EasyPrivacy Tracking Protection, e cila mbulon një numër të madh skriptash të trackerëve të njohur, por nuk përcakton automatikisht se cili tracker është sulmuar.

Përveç kësaj, Opera 64 i ka disa azhurnime funksionale. Snapshoti i avancuar e mundëson ruajtjen e sajteve në formatin PDF, krijimin e screenshoteve të komplet faqes dhe kropimin e pjesëve të caktuara. Ka mundësi të shtohen emotikonet, selfiet dhe teksti.