Tech

Microsoft Exceli me një miliard instalime përmes Play Store

Microsoft Exceli me një miliard instalime përmes Play Store

Aplikacionet e Microsoftit po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara në Android. Exceli tani u është bashkuar aplikacioneve Word dhe One Drive, duke i regjistruar një miliard shkarkime në Play Store, raporton AndroidPolice.

Vegla për tabela, e krijuar nga Microsofti është ende përpara zgjidhjes Google Sheets në Android. Aplikacioni Google Sheets ka arritur në 500 milionë instalime këtë vit, shkruan KOHA Ditore.