Tech

Telefonat e rinj OnePlus mbërrijnë më 10 tetor

Kur OnePlus e mbajti një prezantim disa javë më parë, gjatë së cilit u prezantua OnePlus 7T i ri, shumë u befasuan që modeli 7T Pro nuk ishte parë (megjithëse ishin shfaqur edhe më parë thashethemet rreth tij). Kompania tani e ka një ngjarje të re të planifikuar për 10 tetor, raporton PhoneArena.

Këtë herë, si duket na presin dy telefona të rinj, dhe ky mund të jetë OnePlus 7T Pro dhe OnePlus 7T Pro 5G McLaren Edition. Disa teaserë janë publikuar këto ditë të cilët sugjerojnë pikërisht për këto dy pajisje, shkruan KOHA Ditore. Në Twitter është publikuar teaseri i cili e paralajmëron ngjarjen, i cili do të mbahet më 10 tetor, dhe gjatë të cilit do të shohim më shumë risi për OnePlus 7T Series.

Pas kësaj, Pete Lau, CEO i kompanisë OnepPlus, e postoi në Twitter një teaser i cili e tregon paketimin e një prej telefonave të ardhshëm. Në paketim dominon ngjyra e zezë me thekse portokalli, gjë që tregon për mundësinë se bëhet fjalë për modelin e telefonit OnePlus 7T Pro 5G McLaren Edition.

Image

Pritet që OnePlus 7T Pro 5G McLaren Edition të vijë me çipsetin Snapdragon 855+, i kombinuar me 12 GB RAM. Me siguri do të shohim 256 GB hapësirë për ruajtje, por mund të ekzistojë edhe varianti prej 512 GB. Google ka konfirmuar tashmë se OnePlus 7T do të jetë telefoni i parë që ofrohet me softuerin Android 10, kështu që e njëjta pritet të zbatohet edhe në 7T Pro/5G McLaren Edition.