Tech

Business Competence e Italisë padit Facebook për kopjimin e një aplikacioni

Një gjykatë në Milano e specializuar për mosmarrëveshjet e biznesit vendosi këto ditë që Facebook duhet t’i paguajë kompanisë kompjuterike italiane, Business Competence, 350 mijë euro dëmshpërblim për kopjimin e një prej aplikacioneve të saj.

Bëhet fjalë për aplikacionin Faround, i lançuar nga kompania italiane në tetor 2012 për të ndihmuar përdoruesit të gjejnë baret dhe restorantet që mund të jenë me interes në zonat pranë tyre, përcjell ATSH raportimet.

Në dhjetor të këtij viti, Facebook ftoi përdoruesit e tij të shkarkojnë një aplikacion të ngjashëm me atë të kompanisë italiane, “Nearby Places”.

Gjykata ka shpallur Facebook fajtor duke mbështetur pretendimin se “Nearby Places” bazuar në përmbajtje dhe format ishte identik me “Faround” të kompanisë italiane./atsh