Google nuk do të lë më përdoruesit që të vënë fjalëkalime që janë thyer më parë

Google nuk do të lë më përdoruesit që të vënë fjalëkalime që janë thyer më parë

03 October 2019 21:05

Google ka njoftuar hedhjen në treg të disa mjeteve të reja që do të përdoren për të përmirësuar privatësinë e përdoruesit në produktet e Google, si Google Maps, Youtube, etj.

Por veç tyre do të jetë edhe një program që do të tregojë se cilat fjalëkalime mund të jenë dëmtuar gjatë sulmeve të ndryshme ndaj faqeve të ndryshme, e që mund të kërkojnë vëmendje të menjëhershme.

Google do ta përfshijë këtë program edhe te aplikacioni i menaxhimit të fjalëkalimeve.

Përveçse do t’ju njoftojë për fjalëkalimet e thyera, ky program do t’i ndihmojë përdoruesit që të mos vendosin fjalëkalime të thjeshta që mund të kapen lehtë./tch

Komentet

Shto koment

Të ngjashme