Motorola RAZR, smartfoni i ri që paloset sikur një guacë
Motorola RAZR, është një nga smartfonët më unik i cili është shitur në mbi 130 milionë njësi gjatë jetëgjatësisë së tij. Më parë, kompania e ka ringjallur brendin si Droid RAZR i cili ishte në linjë me telefonat e hollë Android dhe është shitur ekskluzivisht nga operatori “Verizon” në SHBA, shkruan gsmarena.
Një burim i brendshëm ka thënë për CNET se Motorola RAZR i ri pritet të lansohet diku kah fundi i këtij viti. Megjithatë, duket se ekrani i palosshëm i këtij smartfoni kërkon më shumë kohë.
Foto: Skicat e RAZR-it nga dizajneri i pavarur WIPO
Sipas raportit më të fundit, Motorola RAZR pritet të jetë në dispozicion në muajin dhjetor për tregjet evropiane me një çmim prej 1.500 euro, transmeton Koha.net. Por, data e saktë e lansimit të tij ende nuk është zbuluar.
Sipas spekulimeve të mëparshme, RAZR pritet të vijë me ekran 6.2-inç me rezolucion prej 876 x 2.142 pikselë i cili mbyllet vertikalisht, sikur një guacë. Po ashtu, ka edhe një ekran të vogël të jashtëm dhe skanerin për gishta në pjesën e pasme.
Gjithashtu, Motorola RAZR pritet të vijë me procesor Snapdragon 710 dhe baterinë prej 2.730 mAh.